Shkolla e Magjistraturës, më datë 12 qershor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Ekzekutimi i titujve ekzekutivë që janë akte administrative, që kanë të parashikuar dënim administrativ. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv, i cili është akt administrativ dhe parashikon dënim administrativ. Raporti i padisë për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, neni 609 i KPC me konceptin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Arbena Ahmeti dhe Elvana Çiçolli
Lehtësues: Hazbi Balliu
Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajtimi kapilar i problematikave të hasura në praktikën gjyqësore të gjykatave administrative, në të gjitha nivelet për sa i përket çështjeve të temës së trajnimit; Prezantimi i zhvillimit dhe njësimit të praktikës gjyqësore të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, mbi çështjet që janë pjesë përbërëse të trajnimit; Njohja dhe sjellja në vëmendje të problematikës gjyqësore, që aktualisht zhvillohet në gjykatat administrative të shkallës së parë..
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Gjykimi për lëshimin e urdhrit për titujt ekzekutiv që janë akte administrative. Problematika të hasura gjatë praktikës gjyqësore dhe vlerësimi i nevojës për njësim të saj.
- Padia për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, i cili është akt administrativ. Raporti i padisë për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, neni 609 i KPC me konceptin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ. Problematika të hasura gjatë praktikës gjyqësore.
- Evoluimi dhe zhvillimi i diskutimeve mbi gjykimin për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe padive për mbrojtjen e interesit të ligjshëm të palës debitore.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.